“Adresojnë vetëm pjesën e dhunshme të qytetarëve”- Zv/ministrja e Brendshme zbardh paketën kundër dhunës: Masa për rendin, sigurinë dhe protestat!
Qeveria shqiptare ka propozuar një paketë të re masash kundër dhunës, me fokus forcimin e rendit dhe sigurisë publike, mbrojtjen e punonjësve të policisë dhe dëmshpërblimin e bizneseve të dëmtuara. Zëvendësministrja e Brendshme, Anisa Ruseti, theksoi se masat synojnë të parandalojnë përsëritjen e akteve të dhunshme gjatë protestave, duke nënvizuar edhe nevojën për përshtatjen e ligjit të tubimeve me realitetin e ri të krijuar nga përdorimi i rrjeteve sociale. Sipas saj, propozimet, përfshirë edhe krijimin e një regjistri elektronik, duhet të jenë në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore. Ruseti argumentoi se vendimi për këtë paketë erdhi pas përsëritjes së episodeve të dhunës përgjatë dy javëve të fundit, ndërsa qëllimi kryesor mbetet garantimi i sigurisë në vend. “Këto janë masa që adresojnë vetëm pjesën e...
Burimi:
javanews.al