Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

Administrata e presidentit Donald Trump iu drejtua gjykatës, duke kërkuar që të mos certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit për Senatin në Alaskë, në rast se kandidati republikan humbet, duke pretenduar se ekziston “konfuzion” për shkak të emrit të një kandidati tjetër. Padia u paraqit në gjykatën federale në Anchorage dhe në të thuhet se Alaska “nuk do të përmbushë detyrimin e saj për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve” nëse certifikon “çdo rezultat zgjedhor të manipuluar për shkak të përfshirjes në fletën e votimit të Daniel J. Sullivan”, një kandidat i pavarur që ka të njëjtin emër me senatorin republikan Dan S. Sullivan, i cili synon të rizgjidhet. Daniel J. Sullivan, një ish-punonjës i Shërbimit Pyjor të SHBA-së dhe mësues i shkollës fillore,...