Adelina Paloja në Sofia Music Week 2026, sjell në skenën e Filarmonisë së Sofjes veprat e Dafina Zeqiri Nushit

Adelina Paloja në Sofia Music Week 2026, sjell në skenën e Filarmonisë së Sofjes veprat e Dafina Zeqiri Nushit

Sopranoja shqiptare Adelina Paloja do të jetë pjesë e edicionit të vitit 2026 të Sofia Music Week, një prej ngjarjeve të rëndësishme të jetës muzikore në Sofje, që zhvillohet në Filarmoninë e Sofjes. Me një traditë 57-vjeçare, festivali këtë vit sjell në skenë emra të njohur ndërkombëtarë të muzikës klasike, mes tyre Khatia Buniatishvili, Joshua Bell, Bryn Terfel dhe Sheku Kanneh-Mason, përcjell KultPlus. Në kuadër të këtij festivali, më 27 shtator 2026, në orën 19:00, në Bulgaria Chamber Hall – Sofia Philharmonic, Adelina Paloja do të prezantojë një program që ndërthur krijimtarinë shqiptare dhe repertorin klasik ndërkombëtar. Në qendër të interpretimit të saj do të jetë muzika e kompozitores shqiptare, Dafina Zeqiri Nushi, përmes ciklit vokal “Nga agimi deri në heshtje”, bazuar në poezitë e...