Abuzoi me të mitura/ Del FOTOJA e 67-vjeçari që u ekstradua nga Brazili
67-vjeçari Artef Lekaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare për vepra penale të lidhura me abuzimin seksual të të miturve, është ekstraduar nga Brazili drejt Shqipërisë. Lekaj është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 26 vite burg për veprat penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Ngacmimi seksual”. Vendimi është lënë në fuqi nga Apeli në Tiranë dhe ka marrë formë të prerë. Sipas të dhënave të çështjes, gjatë viteve 2020-2021, 67-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 10-vjeçare dhe ka abuzuar seksualisht me një tjetër të mitur, 15-vjeçare. Pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar, Lekaj u lokalizua në Brazil dhe tashmë është ekstraduar në Shqipëri për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia shqiptare.
Burimi:
ntv.al