Abissnet Superiore: Zbulohet kalendari i javës së 12-të. Do të luhet në dy ditë

Abissnet Superiore: Zbulohet kalendari i javës së 12-të. Do të luhet në dy ditë

Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të, që do të zhvillohen më 7 dhe 8 nëntor, me pesë përballje në program. Java do të nisë të shtunën me dy ndeshje në orën 13:30, ku Laçi do të presë Partizanin, ndërsa Tirana do të përballet me Teutën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në orën 18:30, Vllaznia do të luajë në shtëpi ndaj AF Elbasanit, në stadiumin “Loro Boriçi”. Të dielën, vëmendja do të zhvendoset te dy sfidat e fundit të kësaj jave. Dinamo City do të përballet me Skënderbeun në orën 16:00, ndërsa kryesuesja Egnatia do të presë Vorën në “Egnatia Arena”, në orën 18:30. Pas 10 javësh kampionat, Egnatia kryeson renditjen me 24 pikë, e ndjekur nga Teuta me...