Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Abissnet Superiore” U-21, Apolonia shpallet kampione e edicionit 2024/2025
👁7473
Apolonia U-21 është ekipi kampion i kampionatit “Abissnet Superiore” U-21. Vendi i parë u vendos në ndeshjen e javës së fundit ndaj Bylisit, e cila përfundoi me një barazim 1-1. Ky barazim ishte vendimtar, pasi fierakët arritën të mbyllin edicionin me një pikë më shumë se kundërshtarët e tyre, duke grumbulluar 50 pikë dhe duke renditur të parët në tabelë, ndërsa Bylisi përfundoi i dyti me 49 pikë. Të dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë. Apolonia zhbllokoi rezultatin përmes Erald Maksutit, ndërsa Bylisi barazoi në fundin e takimit me Aurel Markun, dhe sfida përfundoi 1-1. Pas...