Abissnet Superiore: Tirana dorëzohet në fund, Egnatia merr fitoren e rëndësishme dhe forcon pozitat në krye (video)

Abissnet Superiore: Tirana dorëzohet në fund, Egnatia merr fitoren e rëndësishme dhe forcon pozitat në krye (video)

1 Nëntor 2026 15:27 Telesport Ndeshja hapëse e javës së 10-të në Abissnet Superiore, e luajtur në stadiumin e Vorës, mes Tiranës dhe Egnatias, është mbyllur 1-2 në favorin e kampionëve në fuqi. Bardheblutë kaluan në avantazh që në minutën e 4-të, ku Drilon Hazrollaj shënoi një gol tejet të bukur. Barazimi i rrogozhinasve erdhi në minutën e 28-të, ku Karim Loukili shënoi me kokë, pas krosimit të Edison Ndrecës.Sulmuesi ia dedikon golit Eljon Sotës, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në mesjavë ndaj Teutës. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Goli i fitores për Egnatian u shënua në minutën e 77-të, ku pas një topi të gjatë të Albano Aleksit nga mbrojtja, ishte Ibrahim Diakite, i cili pasi depërtoi bukur në zonë...