Abissnet Superiore: Përmbledhja e javës së 7-të. Rezultatet e plota dhe situata në renditje (foto)
18 Tetor 2026 20:52 Telesport Kampionati “Abissnet Superiore” ka përmbyllur ndeshjet e javës së 7-të, me pesë takime të zhvilluara nga e premtja deri të dielën. Java nisi me fitoren 2-0 të Teutës në “Elbasan Arena” ndaj Dinamo City. Të shtunën, Tirana mposhti Laçin me rezultatin 1-0, ndërsa Skënderbeu fitoi 2-1 ndaj AF Elbasanit. Dy sfidat e së dielës u mbyllën me fitoret e Vorës dhe Egnatias. Vora triumfoi 4-1 ndaj Partizanit, ndërsa Egnatia fitoi 3-1 përballë Vllaznisë. Pas javës së 7-të, Teuta kryeson kampionatin me 19 pikë, e ndjekur nga Egnatia me 18 pikë. Dinamo City renditet në vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa Tirana mban vendin e katërt me 11 pikë. Vora ngjitet në vendin e pestë me 8 pikë. AF Elbasani...
Burimi:
telesport.al