Abissnet Superiore: Mbyllet java e 8-të, ja situata në renditje (foto)

Abissnet Superiore: Mbyllet java e 8-të, ja situata në renditje (foto)

25 Tetor 2026 20:59 Telesport Java e 8-të e Abissnet Superiore ka ulur siparin mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”, me përballjen mes Dinamo City dhe Egnatias, që u mbyll me fitoren 2-1 të dinamovitëve. Një sukses me peshë për skuadrën kryeqytetase, që merr tri pikët përballë kampionëve në fuqi të Shqipërisë. Kjo javë solli rezultate të rëndësishme edhe në sfidat e tjera. Skënderbeu triumfoi 2-0 ndaj Partizanit, Laçi fitoi minimalisht 1-0 kundër Vorës, ndërsa Vllaznia siguroi tri pikët në shtëpi ndaj Tiranës, me rezultatin 2-0. Përballja mes Teutës dhe AF Elbasanit përfundoi në barazim pa gola. Në krye të renditjes vijon të qëndrojë Teuta me 20 pikë, por Egnatia, pavarësisht humbjes së sotme, mbetet në ndjekje të ngushtë me 18 pikë. Dinamo City ngjitet...