Abissnet Superiore: Egnatia nuk gabon ndaj Partizanit, rikthehet te fitorja dhe nuk i ndahet Teutës

Abissnet Superiore: Egnatia nuk gabon ndaj Partizanit, rikthehet te fitorja dhe nuk i ndahet Teutës

Në ndeshjen përmbyllëse të javës së pestë në Abissnet Superiore, Egnatia mundi 2-1 Partizanin. Sfida në Rrogozhinë u zhbllokua në minutën e 31-të, ku Karim Loukili shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës së rreptësisë. Në fund të pjesës së parë, Egnatia gjen edhe golin e dytë me Montenegro, por që anullohet për faull gjatë aksionit. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për rrogozhinasit. SHIKOGOLIN Pjesa e dytë ishte shumë herë më e bukur se e para. Në minutën e 71-të, Alessandro Albanese tregon gjithë klasin e tij duke gjetur golin me një goditje perfekte në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas kombinimit të përkryer me Daniel Adjessa. SHIKOGOLIN Në minutën e 73-të, Partizani rihap takimit, pas golit të shënuar nga Valentino Murataj. Tjetër...