Abilekaj: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër

Abilekaj: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër

Analisti Enton Abilekaj deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se opozita nuk duhet të futet në zgjedhje me Ramën kryeministër. Pjesë nga biseda Abilekaj: Nëse opozita do të bashkohet me protestën, nuk mund të hyjë në zgjedhje. Ose rrugën e rrugës, ose rrugën e zgjedhjeve. Rakipi: Po e provuan dhe doli Jenishehri deputet. Abilekaj: Jo nuk provuan gjë. Kanë bërë gati opinionin publik, nxorrën një sondazh të Notos për të thënë do të futemi në zgjedhje. Kur është futur kjo opozitë në zgjedhje dhe ka marrë aq vota sa të rrëzojë Ramën? A hiqet Rama në këto kushte me votë? Atëherë kjo opozitë ja ka fut kot deri tani. Rakipi: Po si hiqet ndryshe? Abilekaj: Nuk e di, por di që PD deri...