Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Abilekaj: Nga ndërtimet, te tenderat dhe lojërat e fatit, bandat dominojnë çdo sektor, ndërsa shteti hesht!
I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, gazetari Enton Abilekaj denoncoi kontrollin e krimit të organizuar mbi sektorë kyç të ekonomisë shqiptare, duke përfshirë ndërtimin, bankat, tenderat dhe lojërat e fatit. Ai theksoi se lojërat e fatit janë përhapur gjerësisht dhe funksionojnë kryesisht në të zezë, nën mbikëqyrjen e plotë të grupeve kriminale, pa paguar taksa. Sipas Abilekaj, kjo situatë po shkatërron biznesin e ndershëm dhe po detyron investitorët të largohen nga Shqipëria. Krimi i organizuar po fiton kaq shumë pushtet, sa çdo biznes në Shqipëri do të kontrollohet prej tyre. Kjo është shumë shqetësuese. Edhe turizmi...