Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Abdyl Frashëri quhej Abdullah…”, disa detaje interesante për një nga patriotët më të mëdhenj të Shqipërisë
Arkiva Shqiptare ka kujtuar përvjetorin e vdekjes të një prej vëllezërve Frashëri, Abdylit, duke ofruar disa detaje interesante për të. Ndër to, ajo që rilindasi politikan, me emrin e së cilit lidhet Lidhja e famshme e Prizrenit, e kishte emrin e vërtetë Abdullah. “Më 11 tetor 1892, ndërroi jetë Abdyl Frashëri, i biri i Halid beut. Emrin e vërtetë e pati Abdullah Hysni. Ishte një nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare. Në Parlamentin e Parë Osman të vitit 1877 hyri si deputet i Janinës, u zgjodh kryetar i Komitetit të Janinës dhe në dhjetor të po këtij viti, u zgjodh kryetar i Komitetit të Stambollit, që u formua për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Perandorinë Osmane. Frashëri ishte një nga aktivistët...