AAPSK thirrje për ide inovative, pasuritë e konfiskuara në shërbim të zhvillimit komunitar

AAPSK thirrje për ide inovative, pasuritë e konfiskuara në shërbim të zhvillimit komunitar

Pasuritë e konfiskuara nga aktivitetet kriminale pritet të kthehen në instrumente për zhvillim dhe përfshirje sociale. Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka shpallur një thirrje publike për paraqitjen e projekt-ideve, me fokus ripërdorimin social të pasurive që ndodhen aktualisht në administrim të saj. Kjo iniciativë vjen si një përpjekje konkrete për të transformuar pasuritë e përfituara përmes paligjshmërisë në hapësira me vlerë për komunitetin, në shërbim të shtresave në nevojë, viktimave të krimit të organizuar, si dhe fëmijëve e të rinjve që jetojnë në komunitete të prekura. Sipas AAPSK, qëllimi i kësaj thirrjeje është...
Burimi: Sot.com.al