A u frymëzuan personazhet e “Game of Thrones” nga këto kryevepra arti
Edhe pse “Game of Thrones” përfundoi prej disa vitesh, bota e Westerosit vazhdon të mbetet e gjallë në imagjinatën e publikut. Përtej librave të George R.R. Martin, krijimi i personazheve të serialit kërkonte edhe një tjetër burim të fuqishëm frymëzimi: artin. Si mund të shndërrohet përshkrimi i një personazhi në një figurë të gjallë, me pamje, veshje, qëndrim dhe mënyrë të veçantë të lëvizuri? Një pjesë e përgjigjes mund të gjendet në pikturën klasike, ku disa personazhe të “Game of Thrones” duket se kanë ngjashmëri të jashtëzakonshme me figura të njohura të historisë së artit. Georgiana Burne-Jones si Catelyn Stark? Georgiana Burne-Jones ishte bashkëshortja e piktorit prerafaelit Edward Burne-Jones, por roli i saj nuk u kufizua vetëm te familja. Ajo ishte vetë artiste dhe një...
Burimi:
kultplus.com