Burimi:
Joq-albania.com

“A posedoni diçka ilegale në veturë”- Prokuroria tregon se si u ndalën katër pelegrinët serbë në Gjakovë, kërkon paraburgim për ta
👁7892
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgimin e katër pelegrinëve serbë, të arrestuar të shtunën. Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se katër pelegrinët serbë dyshohen për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Prokuroria thotë se njëri nga të pandehurit kishte tejkaluar limitin e shpejtësisë dhe përgjatë ndalesës nga policia ishte kontrolluar. Njoftimi i plotë: Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ndaj të pandehurve me inicialet B.R., N.V., P.K., M.S., të nacionalitetit serb, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve dhe ka paraqitur kërkesë, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e...