A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI?

Publikimi në media i lajmit se agjentët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle në zyrat e kompanisë Soft & Solution është një zhvillim shumë i fortë në një nga tregjet më të pasura financiarisht të Shqipërisë sot, teknologjisë së informacionit. Soft& Solution është kontraktori kryesor i AKSHI-t. Vitin e kaluar kompania realizoi 18.7 milionë euro të ardhura dhe një fitim neto prej 11.2 milionë eurosh. Kjo e bën atë një nga kompanitë me efiçencën më të lartë në botë, me normë fitimi rrumbullak 60 për qind mbi xhiron. Ose i bën tenderat e AKSHI-t të kripur deri në ekstrem. Por teksa lajmi i kontrollit të BKH në zyrat e kompanisë nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga SPAK, ka disa zhvillime të tjera që sinjalizojnë se perandoria...