A po përhapet murtaja pas vdekjes së laborantes në Rusi? Çfarë deklaron OKB

A po përhapet murtaja pas vdekjes së laborantes në Rusi? Çfarë deklaron OKB

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi pneumoninë që vrau një punonjësen e laboratorit në një institut rus të kërkimit të murtajës dhe se nuk është regjistruar asnjë rast i murtajës. Rregullatori shtetëror i shëndetësisë i Rusisë i tha OBSH-së se testet e punëtores dhe personave që kishin qenë në kontakt me të rezultuan negative për patogjenët e rrezikshëm për të cilët u testuan, tha agjencia e shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara në një deklaratë të shtunën. Kontaktet e saj ende nuk shfaqën simptoma dhe nuk ishin gjetur raste të tjera të lidhura me pneumoni të rëndë, shtoi OBSH-ja. “Bazuar në informacionin e dhënë… OBSH-ja nuk ka identifikuar prova të transmetimit...