“A nuk i vjen turp Realit që ankohen për arbitrat”? Ish-lojtari spanjoll flet hapur: Apo po përgatisin terrenin për “el klasikon”?
Reali i Madridit ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 Sevijen në “Santiago Bernabeu”. Një fitore që nuk ka kaluar pa diskutime. Ish-lojtari Sevijes, Antonito, ka folur hapur kundër arvitrave në kanalin zyrtar të radios së klubit. Ai është shprehur se Realit të Madridit duhet t’i vijë turp që ankohet për arbitrat, teksa këtë herë ishte Sevija ajo që e pësoi nga gjykimi. “A nuk i vjen turp Real Madridit që ankohen për gjyqtarët? Justifikimi i tyre është se nuk e panë qartë goditjen me bërryl ndaj Pekesë dhe kjo në një moment kur rezultati ishte 0-0! Një episod vendimtar, të cilin ata pretendojnë se nuk e kanë parë. Çfarë futbolli është ky? A nuk u vjen turp LaLiga-s dhe VAR-it? Sevija, sërish e dëmtuar...
Burimi:
sportekspres.com