A janë vërtet 8 orë gjumë të domosdoshme? Studimi i ri sfidon rregullin që kemi besuar prej dekadash

A janë vërtet 8 orë gjumë të domosdoshme? Studimi i ri sfidon rregullin që kemi besuar prej dekadash

Për dekada me radhë, 8 orë gjumë janë konsideruar thuajse të domosdoshme për një të rritur. Na e kanë thënë ekspertët, e kemi dëgjuar nga prindërit dhe shpesh e kemi matur cilësinë e gjumit duke u bazuar pikërisht te ky numër. Por çfarë nëse nuk kemi të gjithë nevojë për saktësisht 8 orë gjumë? Një studim i ri i publikuar në revistën Brain Medicine rikthen në vëmendje idenë se mund të mos ekzistojë një kohëzgjatje ideale e gjumit që vlen njësoj për të gjithë. Nga erdhi ideja e 8 orëve?Besimi se një i rritur duhet të flejë 8 orë në natë i ka rrënjët në mesin e shekullit XIX. Në atë kohë u përhap ideja se dita duhej të ndahej në tre pjesë të barabarta: 8 orë...