A ishte e ligjshme zgjedhja e presidentes? Përgjigjet ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë
Ish-kreu i Kushtetueses në Kosovë Enver Hasani, sqaron për Klan News anën juridike të zgjedhjes së presidentes Justina Shiroka-Pula. Në një prononcim për gazetarin Besard Jacaj, Hasani theksoi se zgjedhja e kryetares së shtetit është ligjore, pavarësisht tejkalimit të afatit. Sipas tij, fakti që procesi i numërimit dhe shpalljes së rezultatit ka zgjatur disa minuta përtej afatit nuk përbën çështje kushtetuese. Ai argumenton se Kuvendi mbetet fuqiplotë dhe se për shpërndarjen e tij nevojitet një dekret formal. Hasani nënvizon se në këtë rast nuk ka shkelje kushtetuese dhe se tejkalimi i afatit nuk e cenon vlefshmërinë e zgjedhjes së presidentes. “Procesi i numërimit dhe shpalljes së rezultatit mund të zgjasë edhe disa minuta përtej afatit, pa përbërë kjo një çështje kushtetuese. Kuvendi mbetet fuqiplotë, pasi...
Burimi:
javanews.al