A ishte Charles Manson produkti djallëzor i programeve sekrete të CIA-s?

A ishte Charles Manson produkti djallëzor i programeve sekrete të CIA-s?

Nga Emanuel Pietrobon Charles Manson, sinonim i të keqes që nga viti 1969, viti i masakrës së tmerrshme të CieloDrive, dhe ngjarjeve të pashlyeshme në kujtesën e SHBA-së dhe jo vetëm. Ai vdiq në vitin 2017, por fantazma e tij e përndjek ende Amerikën. Asnjë kriminel nuk ka ushtruar një ndikim kaq të qëndrueshëm dhe të thellë në imagjinatën kolektive të amerikanëve. Asnjë kriminel nuk e ka pasur karizmën e tij, tërheqjen magnetikepër të rinjtë problematikë dhe që të ketë nxitur aq shumë vrasje. Dhe asnjë kriminel nuk ka pasur një profil kaq atipik:seks, drogë, rok&roll, apokaliptizëm biblik, dhe ëndrra për njëluftë racore. Për Manson dhe “familjen” e tij vrasëse, janë shkruar libra, filma dhe dokumentarë . Por ka ka ende shumë për të thënë. Nga pikëpamja kulturore, nuk është e tepruar të thuhet se Manson ishte një lloj Anti–Krishtit, përçarja e dhunshme e së cilit e privoi Amerikën Puritane nga virgjëria e saj dhe shënoi “fundin e pafajësisë së saj” siç u shpreh dikur Vincent Bugliosi, prokurori i çështjes. Manson ishte ai që përmes vrasjeve në Tate-Labianca, shpresonte të hidhte bazat për transformimin e Amerikës nga një “qytet ungjillor” në...