A i ndryshon humbja e Vuçiçit raportet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën?
Humbja e thellë zgjedhore e Aleksandar Vuçiqit bëri jehonë edhe në Moskë e Pekin. Me ndryshimin e pushtetit në Serbi, Rusia dhe Kina humbën edhe një partner në Evropë, vetëm disa muaj pas humbjes së Viktor Orbanit në zgjedhjet në Hungari. Ende nuk dihet se në çfarë drejtimi do ta udhëheqin Serbinë autoritetet e reja, të dala nga lëvizja studentore. Ndryshe nga ato, Vuçiq, gjatë 15 vjetëve të fundit, ishte mbështetur fuqishëm te marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën. “Me largimin e tij nuk zhduken as interesat ruse dhe kineze, as rrjetet e krijuara ndër vite”, thotë për Radion Evropa e Lirë Tena Prelec, nga Universiteti i Rijekës. Megjithatë, sipas kësaj eksperteje të marrëdhënieve ndërkombëtare, “mënyra se si ato ushtrojnë ndikim në pushtetin politik, mund të...
Burimi:
syri.net