
A është poezia një viktimë e epokës digjitale?
👁3779
Nga Elisa Dedja Dikur, poezia ishte një dritare për të parë botën ndryshe, një mjet për të ndier më thellë dhe për të komunikuar në mënyrë të ndërlikuar, por të bukur. Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Poezisë, syri i shoqërisë drejtohet drejt rrjeteve sociale, aty ku dominon shpejtësia dhe sipërfaqësorja, duke lënë pas një nga thesaret më të çmuara të kulturës sonë: librin dhe gjuhën e pasur. Kjo ditë, që dikur festohej me lexim e reflektim, sot është kthyer në një hapësirë të harruar, një kalendar bosh, një datë pa domethënie për shumicën. Leximi, dikur një ritual i përditshëm, një...
Burimi:
Javanews.al