A duhej përsëritur penalltia e Mbappe? Ja çfarë thotë rregullorja për kësi rastesh

A duhej përsëritur penalltia e Mbappe? Ja çfarë thotë rregullorja për kësi rastesh

Polemika në Betis–Real Madrid 1-0 shpërtheu në minutën e 94-t pas penalltisë së humbur nga Mbappé dhe dyshimeve se Bartra kishte hyrë në zonë. Në VAR Iglesias Villanueva dhe arbitri Hernández Hernández vendosën të mos e përsërisnin. Sipas CTA dhe IFAB, ata vepruan saktë. “Encroachment” (hyrje e parakohshme në zonën e penalltisë) ndodh kur, para penalltisë, një lojtar tjetër, përveç ekzekutuesit ose portierit, hyn në zonë, gjysmërreth ose pozicionohet përpara topit. Por vetëm hyrja e parakohshme nuk është domosdoshmërisht shkelje. Ndëshkohet vetëm nëse lojtari ndikon drejtpërdrejt në goditje ose përfshihet më pas në aksion. Për të përcaktuar shkeljen, merren parasysh këmbët ose pjesët e trupit në kontakt me tokën në momentin e goditjes. Ka shkelje nëse njëra ose të dyja këmbët janë brenda zonës ose...