Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
A do të jenë ndonjëherë njerëzit të pavdekshëm?
A ka gjasa që të bëhen njerëzit të pavdekshëm? Nga Patrick Pester Nëse je njeri, do të vdesësh! Ky nuk është mendimi më ngushëllues i mundshëm. Por vdekja është çmimi i pashmangshëm që duhet të paguajmë të gjithë, për shkakun e të qenit gjallë. Megjithatë njerëzit, po bëhen gjithnjë e më të aftë në shtyrjen e datës së vdekjes, pasi ilaçet dhe teknologjitë tona po përparojnë vazhdimisht. Nëse jetëgjatësia e njeriut do të vazhdon të rritet, a mund të bëhemi ne një ditë të pavdekshëm? Përgjigja varet nga ajo që mendoni se do të thotë të jesh një njeri i tillë. “Unë nuk mendoj se kur njerëzit pyesin mbi pavdekësinë, ata nënkuptojnë në fakt pavdekësinë e vërtetë”. Kështu thotë Suzan Shnajder, filozofe dhe drejtoreshë themeluese e Qendrës për Mendjen...