A do e paguajë Barcelona klauzolën e famshme? Laporta: Nëse tregu e kërkon…

A do e paguajë Barcelona klauzolën e famshme? Laporta: Nëse tregu e kërkon…

27 Qershor 2025 14:23 Telesport “Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është e nevojshme”. Kjo është deklarata e fundit e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, i pyetur për transferimin e mundshëm të Nico Williams. Sulmuesi spanjoll ka klauzolë largimi 58 mln euro. Laporta komentoi gjithashtu për presionin që po i bëhet Barcelonës nga Liga Spanjolle e Futbollit dhe nga Bilbao për rregullat e merkatos. “Nuk dua të flas për persekutim. Ata na vënë pengesa, por ne kemi mësuar tashmë të vrapojmë në gara me pengesa”.
Burimi: Telesport.al