Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
A do arrihet marrëveshje tregtare SHBA-BE? Ç’pritet nga takimi Trump-Von der Leyen
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se do të zhvillojë një takim këtë të dielë me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Skoci, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara. Ky takim zhvillohet në një moment delikat për marrëdhëniet ekonomike transatlantike, vetëm pak ditë përpara hyrjes në fuqi të tarifave të reja amerikane prej 30% mbi importet nga Bashkimi Evropian, të planifikuara të zbatohen nga data 1 gusht. Komisioni Evropian ka informuar shtetet anëtare mbi ecurinë e negociatave dhe ka hapur diskutimet për masa të mundshme kundërpërgjigjeje në rast...