A distancoheni nga dhuna? Lala përplaset me Cakën, zv.ministrja: Ka efektivë nën hetim
Debati për dhunën e pretenduar ndaj protestuesve është zhvendosur në studion e “Të Paekspozuarit”, ku zv.ministrja e Brendshme, Silva Caka, ka dhënë qëndrimin e saj për veprimet e Policisë së Shtetit gjatë protestës. Në një lidhje me studion, Caka deklaroi se situata ka kaluar në disa faza, duke pranuar se fillimisht policia ka qenë e qetë, ndërsa më pas ka reaguar në përputhje me përshkallëzimin e situatës nga një pjesë e protestuesve. Ajo pranoi gjithashtu se në disa raste mund të ketë pasur tejkalim të detyrës nga efektivët. “Për sa kohë kemi policë të pezulluar, është tejkaluar detyra, ku efektivët e policisë ndoshta kanë kryer veprime që do t’i nënshtrohen hetimit”, u shpreh zv.ministrja, duke theksuar se rastet po hetohen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore...
Burimi:
kohajone.com