Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Ka prova, kapitull i mbyllur ky”/ Pse nuk e shkarkon Rama Ballukun, flet Alimehmeti: Qartësisht ata janë bashkë
Demokrati Ilir Alimehmeti ka komentuar faktin se pse Rama nuk e shkarkon Ballukun nga detyra e zëvendëskryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës. I ftuar në një studio televizive, Alimehmeti tha se Rama dhe Balluku janë bashkë të ‘pleksur’ në pazare. Ai tha se kapitulli Balluku për SPAK-un është i mbyllur, pasi sipas tij prokuroria ka prova që e inkiminojnë atë. “Qartësisht ata janë bashkë. Ai ka lënë hapësirë të plotë. Ata kanë marrëveshje, kanë një marrëdhënie organike. Zakonisht janë shkarkuar më parë, dhe më pas ka ndërhyrë gjykata. Morali do të ishte që zonja Balluku do të duhej të kishte dhënë dorëheqje. Se dha vetë. Do të duhej ta bënte Rama. E bëri gjykata. Ajo mund të bënte sërish dëme, se është një nga ministritë...