Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tirana pret sot Samitin e Planit të Rritjes, të pranishëm liderët e Ballkanit Perëndimor (Agjenda)
Në Tiranë zhvillohet sot më 21 nëntor 2025, samiti rajonal “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, zhvillimin e rajonit dhe afrimin me tregun e Bashkimit Europian. Takimi mbahet në Pallatin e Brigadave dhe nis në orën 09:30. Në samit merr pjesë edhe komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila ndodhet në Tiranë që nga dita e djeshme. Ajo ka zhvilluar një takim dhe një darkë pune me kryeministrin Edi Rama. Pas pritjes së liderëve në orën 09:30, samiti fillon zyrtarisht në orën 10:00. Fjalët hyrëse do t’i mbajnë kryeministri Rama dhe komisionerja Kos. Rreth orës 11:30 do të realizohet fotoja familjare, ndërsa në 11:35 pritet konferenca e përbashkët për mediat...