Piktura e Frida Kahlo mund të thyejë rekord në një ankand në Sotheby’s në New York

Piktura e Frida Kahlo mund të thyejë rekord në një ankand në Sotheby’s në New York

“Dhoma”, një autoportret nga artistja meksikane Frida Kahlo, do të dalë në ankand në Sotheby’s më 20 nëntor në Nju Jork dhe ka një shans të fortë për t’u bërë vepra e artit më e shtrenjtë e pikturuar nga një grua. Një autoportret i vitit 1940, në të cilin ajo shfaqet duke fjetur në një shtrat mbi të cilin varet një skelet i madh, u prezantua të premten në Nju Jork dhe u vlerësua me një vlerë midis 40 dhe 60 milionë dollarësh, raporton sot “Figaro”. Piktura u zbulua në hapësirën e re kryesore të Sotheby’s në Nju Jork, në ndërtesën moderniste Brewer të Manhattanit, e cila ka qenë prej kohësh muze, dhe do të rihapet për publikun duke filluar nga e shtuna. Autoportreti i...