‘47 ditë që mban peng betimin e Asim Vokshit’, Bardhi: Presidenti Begaj ka futur në ngërç kushtetues GJK-në

‘47 ditë që mban peng betimin e Asim Vokshit’, Bardhi: Presidenti Begaj ka futur në ngërç kushtetues GJK-në

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, se prej 47 ditësh ka marrë peng procedurën e betimit të gjyqtarit kushtetues të zgjedhur, Asim Vokshi, duke futur në ngërç kushtetues vetë Gjykatën Kushtetuese. Bardhi thekson se ndërhyrja e Presidentit është “e tërësisht antikushtetuese”, pasi cënon pavarësinë dhe integritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe shkel nenin 129 të Kushtetutës, si dhe nenin 8 të Ligjit nr. 8577/2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”. Sipas tij, asnjë president para Bajram Begajt nuk ka vepruar në këtë mënyrë. “Prej ditës së parë në detyrë, Bajram Begaj i ka shërbyer vetëm interesave politike të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Këta të fundit u shndërruan në mburojë politike për të mos lejuar...