Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dënohet përfundimisht ish-kryebashkiaku i Himarës/ Jorgo Goro do të vuajë 2 vite e 20 ditë burg për shpërdorim detyre
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 3 vite e 1 muaj burg për ish-kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për shpërdorim detyre. Meqenëse ai përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij është reduktuar në 2 vite e 20 ditë burgim. Sipas SPAK, Goro ka lejuar, përmes përdorimit të dokumenteve të falsifikuara, tjetërsimin e mbi 10 mijë m² toke shtetërore në fshatin Gjilekë, duke e kaluar në pronësi të privatëve. Përfituesi përfundimtar i kësaj prone rezulton të jetë Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Gazetari i SYRI...