Fshati i boshatisur prej rrugës! Raban i Përmetit, aty ku prodhohet, por nuk ka kush e blen mjaltin dhe bulmetin

Fshati i boshatisur prej rrugës! Raban i Përmetit, aty ku prodhohet, por nuk ka kush e blen mjaltin dhe bulmetin

Një tabelë e vjetër dhe e dëmtuar, mbi të cilën është shtënë me armë, na çoi gabimisht në një rrugë të panjohur, ndërsa udhëtonim drejt Frashërit. Pas rreth një ore rruge të rrëshqitshme e të vështirë mali, mbërritëm në fshatin Raban, një nga vendbanimet më të izoluara të njësisë administrative Piskovë në Përmet. U deshën edhe 30 minuta të tjera për të takuar njeriun e parë. Heshtja dhe zbrazëtia ishin totale. Familja e parë që takuam na tregoi se shkaku kryesor i boshatisjes është mungesa e rrugës. Banorët nuk mund të shesin qumështin sepse nuk kanë ku ta çojnë, dhe tregtarët nuk ngjiten deri këtu për të blerë kafshë, pasi kostoja e transportit i demotivon. “Këtu kanë ngelur vetëm të moshuarit. Akoma kam djalin me...