Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë

Berisha: Farsa elektorale, ndëshkua nga organizata politike më e madhe në botë

“Farsa elektorale 11 Maj 2025 në Shqipëri mori një ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë e partive të qendrës dhe qendrës së djathtë, Internacionalja Demokrate e Qendrës”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha në një konferencë me gazetarët, duke vijuar denoncimet për zgjedhjet e 11 majit. Sipas kreut demokrat, kjo organizatë miratoi me unanimitet të plotë  rezolutën për farsën elektorale të 11 Majit në Shqipëri. “Internacionalja Demokrate e Qendrës grupon së bashku 108 parti politike nga të gjithë kontinentet dhe që ka se sesion të saj në kontinentin evropian, Partinë Popullore Evropiane dhe partitë anëtare të saj. Kjo organizatë botërore në konferencën e asamblesë të përgjithshme të saj, të mbledhur dy ditët e fundit në Abixhan, kryeqytetin e Bregut të...