Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama e lajmëroi të shtunën, zbulohet anija korvetë italiane që do marrë Flota Detare e Shqipërisë
Kryeministri i vendit Edi Rama, teksa foli të shtunën (29 mars) për sektorin e Mbrojtjes, prezantoi projektet ushtarake për të ardhmen e Shqipërisë, rritjen e buxhetit, investimeve dhe përforcimin e armatës. Mes tyre ishte edhe marrja e një anijeje ushtarake. “Flota detare e Republikës së Shqipërisë, siç thashë do të ketë një super anije së shpejti dhe do të bëhet me tre anije luftarake të reja”, tha kreu i qeverisë. Tani mësohet se kjo anije do të jetë e tipit korvetë, “Cassiopea”, e marinës ushtarake italiane. Në proces është edhe dorëzimi i saj, që pritet në ditët në vijim. Kjo markë anijeje luftarake janë të pajisur ushtarakisht dhe me detyra kryesisht në mbrojtje dhe mbikëqyrje detare. Parashikohet që kjo anije, pas një servisi dhe remonti...