Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ministri i Jashtëm gjerman: Shqyrtim i furnizimeve me armë për Izraelin
Ndryshimit të tonit në politikën gjermane ndaj Izraelit iu shtua edhe deklarata e Ministrit të Jashtëm gjerman,Wadephul, sipas të cilit Gjermania do të shqyrtojë dërgimin e armëve në Izrael. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, la të kuptohet se Gjermania nuk do të lejojë më dërgimin e armëve në Izrael, nëse ato mund të përdoren në Rripin e Gazës. “Në parim, është e qartë se Izraeli do të marrë armë nga Gjermania””, tha politikani i CDU-së për gazetën Süddeutsche Zeitung. Izraeli përballet me kërcënime serioze për sigurinë dhe ekzistencën e tij – për shembull nga milicia Huthi, Hezbollahu ose Irani. Izraeli duhet të jetë në gjendje të mbrohet prej tyre edhe me sisteme armësh gjermane. “Një pyetje tjetër është nëse ajo që po ndodh në...