Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj
👁11056
Policia e Shtetit ka zhvilluar një sërë veprimesh intensive gjatë muajit maj 2025, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë ligjzbatuese vendase, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e fenomeneve kriminale me impakt të lartë. Gjatë muajit maj janë finalizuar: 99 operacione policore në shkallë vendi; 34 operacione ndërkombëtare në bashkëpunim me agjenci të huaja; 625 shtetas janë arrestuar për vepra të ndryshme penale; 50 armë zjarri, 84 kg cannabis, doza kokaine, 2,861 fara cannabisi dhe sasi të konsiderueshme municioni janë sekuestruar; Rreth 415,000 euro dhe pasuri me burim të dyshimtë janë konfiskuar, përfshirë mallra...