VIDEO / 4-vjeçari i nënshtrohet një operacioni unik në QSUT, Koçiu: Arritje e mjekësisë shqiptare

VIDEO / 4-vjeçari i nënshtrohet një operacioni unik në QSUT, Koçiu: Arritje e mjekësisë shqiptare

Një tjetër sukses është shënuar nga ekipi i mjekëve kirurgë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku për herë të parë në Shqipëri është kryer një ndërhyrje e veçantë në një rast pediatrik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale bën të ditur se “nën drejtimin e Prof. Dritan Alushanit, një 4-vjeçar i është nënshtruar një ndërhyrjeje të veçantë që kryhet për herë të parë në një rast pediatrik në Shqipëri, ku bëhet zmadhimi i vezikes urinare me ureter në një rast unik, me të njëjtin ureter që bëhet dhe reimplantimi. Në këtë mënyrë fëmija ka mundësinë që trakti urinar të funksionojë në mënyrë normale pa pasur nevojë të kateterizohet vazhdimisht. Gjendja postoperatore e fëmijës është shumë e...