Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            I akuzuar për korrupsion ndaj funksionarëve të drejtësisë, Gjykata e Posaçme merr vendimin për Nikolin Nikën
                            Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar sot marrëveshjen e fajësisë mes Prokurorisë dhe të pandehurit Nikolin Nika, i akuzuar për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë, sipas nenit 319 të Kodit Penal. Në vendimin Nr. 39, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtaret Flojera Davidhi, Elsa Ulliri dhe Rudina Palloj, shpalli fajtor Nikolin Nika dhe e dënoi me 1 vit burgim. Megjithatë, ekzekutimi i dënimit u pezullua për dy vite, me kusht që i pandehuri të mos kryejë vepra të tjera penale dhe të mbajë kontakte me Drejtorinë e Shërbimit të Provës në Lezhë. Gjykata urdhëroi gjithashtu që Nikolin Nika të mos shoqërohet me persona të dënuar dhe e detyroi atë të mbulojë shpenzimet procedurale në hetimin...