Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
97 dëshmi, kontrata dhe telefonata/ Thellohet skandali, e penduara ‘truri’ financiar i Ajola Xoxës, dorëzon të dhëna kundër çiftit
Për herë të parë që nga krijimi SPAK ka një të penduar drejtësie që rrëfen për korrupsionin e zyrtarëve të lartë. Dhe kjo ka ndodhur në hetimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Një prej të njerëzve më të besuar të Ajola Xoxës ka rrëfyer në këmbim të statusit të bashkëpunëtorit të drejtësisë skemën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. E penduara A.K është truri financiar i Ajola Xoxës dhe ka dorëzuar në SPAK çdo të dhënë kundër çiftit. Ajo është ndërkohë e pandehur por në fund të procesit lehtësohet nga masa e dënimit sipas ligjit. SPAK ka në duar...