Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I penduari tregon vrasësit/ Erion Alibej rrëfen në gjyq emra dhe shumë krime të ngjarjeve të ndryshme
Vrasësit e masakrës së trefishtë të Endrit Alibej, Arben Dylgjerit dhe Erdal Durunait duhet të kërkoheshin vetëm nga drejtësia. Por në Shqipëri hetimet për identitetin e tyre u kryen edhe nga Erjon Alibej, vëllai i njërës prej viktimave i cili ka nisur rrëfimin e tij si një i penduar menjëherë mbasi ka mbyllur dëshminë bashkëpunëtori tjetër Nuredin Dumani. Alibej tha se e njohu Dumanin mbasi kishte dalë nga burgu në 2020 i cili përpos emrave të vrasësve që kishte i kishte zbuluar për masakrën, ai I foli edhe për të tjerë. Në këtë takim që e kishte regjistruar dhe ku Nuredin Dumani ka folur përmbi dy orë, Erjon Alibej tha se i vendosi përpara vrasësit fotot e personave të përfshirë në atentatet ndaj familjarëve të...