Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Berisha: Votat e diasporës u shtetëzuan në shkallën që donte partia e krimit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur sërish akuza ndaj Partisë Socialiste, lidhur me zgjedhjet e 11 majit të cilësuara prej tij si farsë elektorale. Në një konferencë për mediat, Berisha foli për votën e diasporës, teksa tha se ajo se u “shtetëzua” dhe u manipulua sipas dëshirës së Partisë Socialiste. “Farsa elektorale 11 maj 2025, u bazua në një industri mafioze, të vërtetë, të manipulimit, falsifikimit, të votës së shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë. U bazua në presionin e jashtëzakonshëm të karteleve të drogës më të mëdha në Evropë si kartelet Poja apo Troplini, Çela, Bajri dhe organizata terroriste ‘Hakmarrja për drejtësi’ dhe shumë grupe të tjera kriminale. Por veprimtarinë e tyre kriminale, në votën e diasporës e ushtruan zyrtarë të qeverisë...