Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Të përfshirë në trafik të lëndëve narkotike, ekstradohen në Itali tre shqiptarë
                            Janë ekstraduar në Itali tre shtetas shqiptarë, të cilët janë implikuar në fushën e narkotikëve, individualisht ose si pjesë e organizatave kriminale. Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, në Itali, të shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë: -Albert Koni, 51 vjeç, pasi Gjykata e Torinos, në vitin 2025, e ka dënuar me rreth 4 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë vitit 2017, ai ka shitur lëndë narkotike Kokainë, në ambiente publike, në zonat Arona dhe Novara; -R. A., 21 vjeç, pasi Gjykata e Milanos, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi...