No Image Available

Fiton etapën e parë në Giro d’Italia fanella ‘rozë’, Isak Del Toro gjeniu 21 vjeçar meksikan, cfarë spektakli

Spaktakolare etapa e 17-t e Giro d’Italia me destinacionin San Michele all’AdigeBormio 155 km. Kryesisht 5 kilometrat e fundit teksa udhëheqësi i këtij turi numër 108 të biçikletës italiane, meksikani Isak Del Toro i sfidoi të gjithë duke lënë prapa dhe rivalin e madh Riçard Karapaz. Në fakt i dyti u ngjit francezi Romain Bardet ndërsa i treti mbrriti ekuadoriani Karapaz. Pas vështirësive të së martës, Del Toro reagon si një kampion dhe fiton etapën e Bormios, duke i lënë rivalët e tij pas në një finale të mbushur me ngjarje. Romain Bardet dhe Riçard Carapaz në podium me një grusht sekondash më pak. Pas tyre arrijnë Simon Jates, Derek Gi, Damiano Karuso dhe Xhulio Pelizari. Ky i fundit ngjitet në vendin e 7-të, Antonio...