‘Prokuroria hesht’/ Avokati: SPAK shmang hetimin e zyrtarëve të lartë, drejtësia në krizë përballë skandalit zgjedhor

‘Prokuroria hesht’/ Avokati: SPAK shmang hetimin e zyrtarëve të lartë, drejtësia në krizë përballë skandalit zgjedhor

Avokati Besart Logu, i ftuar në intervistën e ditës në Syri TV, u shpreh se hetimet për zyrtarët e lartë të qeverisë të përfshirë në aktivitet të dyshimtë zgjedhor janë trajtuar me neglizhencë të plotë nga organet e drejtësisë. Ai theksoi se subjektet e kallëzuara janë figura të rëndësishme politike dhe administrative, përfshirë zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe disa kryebashkiakë. Sipas Logut, pamjet e publikuara nga emisioni Piranja janë prova të qarta që dëshmojnë shkelje të ligjit ku këta zyrtarë, në orar zyrtar të punës, kanë kaluar kufirin për të ndërhyrë në procesin e regjistrimit të emigrantëve në një shtet tjetër. 'SPAK ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme duke shpallur moskompetencë dhe duke ia kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës', shprehet ai duke theksuar se ky është...