Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Platini mbron Mbappé: Mos i kërkoni të luajë si unë apo Messi, por është fenomen
Ish-kampioni i Juventusit, Michel Platini, ka dalë në mbrojtje të Kylian Mbappé. Në sezonin e tij të parë te Real Madridi, nën drejtimin e Carlo Ancelottit, ish-kampioni i botës ka realizuar plot 42 gola në të gjitha kompeticionet, mes La Liga-s dhe kupave. Këto janë fjalët e tij, të raportuara nga “RMC Sport” në Francë: “Mbappé është një djalë fenomenal. Ka shënuar 42 gola në Spanjë, ka fituar ‘Këpucën e Artë’, është golashënuesi më i mirë në Europë. Do të thotë që ka bërë mirë në këtë sezon. Luajti në një skuadër që nuk pati një vit të jashtëzakonshëm. Edhe Real Madridi po plaket disi. Carlo Ancelotti e ka përfunduar ciklin e tij”. Ish-lojtari i Nancy dhe Juventusit e ilustroi idenë me përvojën personale, duke...