Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tare rrëfehet si drejtor i Milanit: Po realizoj një ëndërr. Pas konsultave me Ibrën dhe Furlanin i kam idetë e qarta
Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milanit, ka folur për herë të parë për kanalet zyrtare të klubit kuqezi: “Milani ka një histori të lavdishme. E kam ndjekur që kur isha fëmijë, më kujtohen kohët e Wilkins dhe Hateley. Familja ime, të gjithë xhaxhallarët e mi, kanë qenë tifozë të Milanit. Ka qenë gjithmonë një lidhje e fortë, nuk e kam fshehur as kur u bëra futbollist apo drejtues. Të gjithë kemi pasur një klub për të cilin kemi bërë tifo, Milanin. Për mua, të jem këtu sot dhe të flas për klubin që kam dashur si fëmijë, do të thotë shumë. Debutimi im në Serie A ishte një ndeshje Brescia–Milan; djali im i parë ka lindur gjatë ndeshjes Milan–Bologna më 13 shtator 2003....