Burimi:
Telesport.al

9,5 mln euro për gol, a ka dështuar Santiago Gimenez te Milani? Ka probleme me trajnerin…
👁12465
7 Prill 2025 17:21 Telesport Santiago Gimenez u transferua me bujë te Milani, por emocionet e para ranë shumë shpejt, sepse performancat e tij nuk janë aspak të kënaqshme. Sulmuesi ka shënuar vetëm tre gola me fanellën kuqezi dhe, sipas një llogarie të thjeshtë, Milani i bie që paguan 9,5 mln euro për çdo gol të tij. Meksikani ka kushtuar 28.5 milionë euro, ndërkohë që Feyenoord mund të përfitojë edhe disa milionë euro shtesë me këtë transferim. 23-vjeçari ka një muaj pa shënuar. Trajneri Sergio Conceicao nuk i beson sulmuesit, madje thuhet se mes tyre ka disa probleme personale.